Juventus arrin marrëveshjen me Porton për talentin portugez

Futboll

Juventus arrin marrëveshjen me Porton për talentin portugez

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 13:33
Fransisko Konseisao

Fransisko Konseisao është një nga afrimet e verës të Juventusit që me stilin e tij të lojës, sidomos në ndeshjet e fundit ka arritur të fitojë zemrat e çdo tifozi bardhezi, por edhe të drejtuesve dhe trajnerit.

Ai u afrua nga Porto në formë huazimi, ku Juventusi pagoi 7 milionë euro, por dëshira e të gjitha palëve është që talenti portugez të qëndrojë në Torino.

Kjo dëshirë është shprehur hapur edhe nga futbollisti e drejtori i “Zonjës”, Cristiano Xhuntoli, ndërsa tashmë duket se jemi pranë konkretizimit të dëshirës. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, sulmuesi 21-vjeçar ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Juvntusin për të qëndruar në Torino.

Gazeta italiane shkon më tej duke zbuluar se marrëveshje ka edhe me agjentin e lojtarit Horge Mendez, si dhe mes dy klubeve. Përveç 7 milionë eurove të huazimit, Porto do të përfitojë edhe 30 milionë euro të tjera nga shitja përfundimtare e futbollistit.

Në ditët në vijim pritet të ketë të reja të tjera edhe pse palët nuk po nxitojmë duke parë se huazimi përfundon në fundin e këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat