Feronikeli 74 ka barazuar me rezultat 2:2 me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Nikli” ka lëshuar fitoren nga duar në minutën e 90+7 dhe atë në udhëtim, megjithatë ka shkaktuar befasinë më të madhe të kësaj jave.
Karagunis në minutën e 45-të dhe Hyseni në atë të 65-tën, shënuan për epërsinë 0:2,
Baftiu goditi nga penallti por ndalet nga shtylla dhe topi e rikthyer Tahiri e futi në rrjetë, 1:2 në minutën e 82-të.
Në minutën e 90+7, Blakçori ka barazuar rezultatin 2:2
Llapi është në vend të gjashtë me 15 pikë e Feronikeli në të fundit (i 12-ti) me 3 sosh.