Shkëndija e Tetovës ka arritur tre pikë të mëdha në duel me Besën e Dobërdollit.
Skuadra kuqezi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Besës, në takimin e javës së 12-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollistët Ramadani (14'), Ibraimi (23') shënuan për fitoren e Shkëndijes dhe për Besën realizoi Velija (32').
Shkëndija zë vendin e dytë me 23 pikë e ka një më pak se lideri Rabotniçki dhe Besa renditet në pozitën e 9-të me 12 sosh.