Struga Trim Lum, kampioni i Maqedonisë së Veriut, ka shënuar fitore (1:0) në finish në Kavadar, ndaj fituesit të Kupës, Tikveshi.
Një fitore që u arrit dy minuta para se të mbyllet takimi.
Spirkoski në minutën e 71-të humbi penalltinë për Tikveshin.
Golin e fitores e shënoi Ilieski në minutën e 88-të.
Gostivari si vendas zhgënjeu duke luajtur baras (0:0) me Pelisterin e Manastirit.
Pas javës së 12-të, Rabotniçki kryeson me 24 pikë, pasojnë Shkëndija me 23, Sileksi 21, Gostivari 21, Struga Trim Lum 19, Shkupi 16, Brera 15, Pelisteri 13, Besa 12, Voska Sport 10, Tikveshi 8 dhe Vardari 8 pikë.