Skuadra e Laçit nën drejtimin e Françesko Morieros po tregon një fytyrë krejtësisht tjetër nga ajo skuadër që shfaqej më parë kur drejtohej nga Armando Cungu. Kurbinasit kanë ringjallur shanset e tyre për mbijetesën, teksa kanë siguruar fitoren e radhës në kampionat, duke mundur me shifrat 2:0 Egnatian.
Skuadra kampione në fuqi vazhdon të tregohet e brishtë me luhatje të shumta dhe Laçi përfitoi maksimalisht nga kjo situatë, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë loje, për të marrë tre pikë të arta që e bashkojnë me grupin e skuadrave që ka më sipër në renditje.
Ndërsa për Egnatian vazhdon kriza e rezultateve, pasi kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore për kampionët në fuqi.
LAÇI 2-0 EGNATIA
11′ Prodani, 53′ Melo.