Në futbollin e femrave pritet të ndodhë një revolucion i madh.
UEFA-ja, do të fillojë projektin e quajtur “Unstoppable”, projekt që synon të revolucionojë futbollin e femrave.
Ky projekt, është vendosur të çojë futbollin e femrave në lartësi të paprecedentë, me tetë prioritete strategjike të orientuara drejt arritjes së katër qëllimeve afatgjata, me UEFA-në që do të investojë shumën prej 1 miliard eurosh.
Presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin ka folur rreth këtij projekti.
“Unstoppable” është udhërrëfyesi ynë për të hedhur bazat për një të ardhme të qëndrueshme, duke zhbllokuar potencialin e plotë të futbollit të femrave.
Ndërsa hyjmë në këtë epokë të re emocionuese, ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin pasion që na ka çuar deri këtu. Përkushtimi ynë ndaj kauzës mbetet po aq i fortë sa kurrë.
Misioni ynë është i thjeshtë – të ndihmojmë futbollin e femrave të fitojë një vend të spikatur në komunitetin sportiv evropian”, ka thënë Çeferin.