Tetova pas humbjes së Egnatias: Laçi e meritoi fitoren

Futboll

Tetova pas humbjes së Egnatias: Laçi e meritoi fitoren

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 16:30
Edlir Tetova

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka pranuar se skuadra e tij nuk ka qenë në lartësinë e duhur në ndeshjen e humbur përballë Laçit.

“Mendoj që ishte një ditë jo, nuk funksionoi asgjë në manovër. Kjo për faktin se kishim 2 mungesa kryesor. Veseli nuk është ende pjesë e manovrës por duhet ta përgëzoj për paraqitjen. Nuk funksionoi asgjë as me ndërrimet. Nëse në pjesën e parë ishte deri diku loja e balancuar, në pjesën e dytë Laçi e meritoi

Mendoj që ekipi kundërshtar kishte gjerësi, të paktën për pjesën e dytë dhe ishim të detyruar të bënim ndërrim mbrojtës me mesfushor, se edhe Laçi ishte plotësisht në gjysmëfushën e vet.

Deshëm të rrezikonim me krosime, se të paktën në analizë kemi parë që Laçi kishte vështirësi, por nuk ndodhi asgjë, nuk rrezikuam në asnjë moment. Vetëm ato të pjesës së parë. Por mendoj se pastaj gjithçka ishte inekzistente.

Nuk mund të them se jemi dobësuar, mund të them se është ndërrimi. Lojtarët janë duke ardhur ku duhet, kemi pasur vjet një grup të konsoliduar prej dy vitesh. Çdo gjë për të bërë futboll sipas ideve, i duhet pak kohë.

Kasa kishte kontraktim të muskulit dhe u detyruam ta ndërronim”, tha Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat