Rafa Leao është lojtari më i vlerësuar te Milani, por po kalon sezon shumë të dobët. Ai po humb edhe vendin e titullarit në skuadër dhe gjasat janë që të vijojë kështu.
25-vjeçari ka pakënaqësi dhe këtë e shfaq me mungesën e angazhimit në stërvitje.
“Nuk jam unë ai që duhet t’i lutem”, ka thënë trajneri Fonseca pas humbjes me Napolin.
Leao në 10 ndeshje të këtij sezoni ka shënuar vetëm një gol, ndërkohë që ka dhënë 4 asiste.
Sajti “Calciomercato” raporton se Arsenal, Manchester United dhe Paris Saint Germain po e ndjekin sulmuesin portugez dhe mund të provojnë ta blejnë. Leao ka edhe 3 vite kontratë në Milano.