Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, theksoi se fitorja ndaj Egnatias ishte meritë vetëm e skuadërs që kishte dhënë gjithçka në fushë.
Moriero deklaroi pas ndeshjes për RTSH:
“Komplimentet u duhen bërë djemve, sepse është një skuadër që vendos zemrën në fushë. E kemi përgatitur mirë, se nuk ishte e thjeshtë të përgatitnim për dy ditë ndeshjen ndaj kampionëve. Ndaj merita është vetëm e tyre.
Lëvizjet i kemi provuar gjatë gjtihë javës. Djemtë janë vënë në dispozicion.
Gjëja e bukur është që kanë vënë në zbatim çdo gjë që kemi provuar gjatë javës. Kundërshtarët ndryshuan disa herë modulin, por ne ishim të aftë të interpretonim mirë ndeshjen, mos harrojmë që ndoshta jemi skuadra më e re në kampionat dhe kjo nuk është pak.
Këtu jam pritur si një person i familjes. Klubi është pranë, ka besim te unë dhe djemtë. Jeta e trajnerit është e diktuar nga rezultatet. Ndaj fatin tonë e vendosin rezultatet. Do të më pëlqente të qëdnroja, por akoma nuk kemi bërë asgjë”, u shpreh Moriero.