Klopp në podcastin e Toni Kroos: Çfarë duhet të bëja që të mos mërzitej kush?

Futboll

Klopp në podcastin e Toni Kroos: Çfarë duhet të bëja që të mos mërzitej kush?

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 17:25
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka folur për herë të parë pas firmës me Red Bull ku prej 1 janarit do të jetë drejtori sportiv i të gjitha skuadrave të futbollit të zotëruara nga kompania austriake.

Trajneri gjerman u kritikua nga tifozët e Manzit pasi firma me një klub pa traditë në futboll nuk i shkonte një karakteri si ai. Për të dhënë një përgjigje për këtë temë, Klopp ka zgjedhur pikërisht podkastin e Toni dhe Feliks Kros, “Einfach mal Luppen”.

“Nuk doja që të shkelja asnjë në kallo. Unë i adhuroj të gjithë ish-skuadrat e mia.

Nuk e di se çfarë duhet të kisha bërë ndryshe për të mundësuar që të gjithë të jenë të lumtur”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat