Kombëtarja e Kosovës U-17 për vajza ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2025. Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, Dardanet U-17 triumfuan ndaj Shqipërisë, me rezultat 3:1.
Pjesa e parë nisi e barabartë, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në mbrojtje.
Kosova kaloi në avantazh me një penallti të saktë nga Statovci në minutën e 29-të, ndërsa Sinani shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 41-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për Kosovën.
Në minutën e 77-të, Blerta Asllanaj shënoi golin e tretë për Dardabet, teksa Shqipëria arriti të shënojë në minutën e 88-të me golin e Luarit, por ky fik nuk ndikoi në epilogun e ndeshjes.
Të shtunën, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë kundër Izraelit në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.