Vllaznia ka fituar klasiken përballë Tiranës me rezultatin 3:4.
Takimi i zhvilluar në “Roza Haxhiu” të Lushnjes u zhbllokua shpejt teksa për shkodranë realizoi Bekim Bala.
Numri 9 i kuqebluve realizoi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Gjumsit ndaj Dodajt, me gjyqtarin Jorgji që akordoi penallti në favor të shkodranëve.
Në studion e “Sport Focus” gazetari i sportit Ervin Baku e cilësoi një klasike plot telashe për Tiranën.
“Sepse Tirana është degdisur sa në Vlorë e sot në Lushnje në orën 2 të drekës. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh mes klubit dhe Bashkisë së Tiranës, pasi kishte një kontratë 18 vjeçare për stadiumin.
Është e papranueshme të godasësh futbollistët se po festonin, dhe një klasike tërësisht për t’u harruar.
Shkodranët e fituan me meritë, ndërsa Tirana po rreshket në të gjitha anët në drejtim të paditur”, theksoi në analizën e tij gazetari Ervin Baku.