Baku: Një klasike plot telashe për Tiranën

Futboll

Baku: Një klasike plot telashe për Tiranën

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 19:15
Ervin Baku

Vllaznia ka fituar klasiken përballë Tiranës me rezultatin 3:4.

Takimi i zhvilluar në “Roza Haxhiu” të Lushnjes u zhbllokua shpejt teksa për shkodranë realizoi Bekim Bala.

Numri 9 i kuqebluve realizoi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Gjumsit ndaj Dodajt, me gjyqtarin Jorgji që akordoi penallti në favor të shkodranëve.

Në studion e “Sport Focus” gazetari i sportit Ervin Baku e cilësoi një klasike plot telashe për Tiranën.

“Sepse Tirana është degdisur sa në Vlorë e sot në Lushnje në orën 2 të drekës. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh mes klubit dhe Bashkisë së Tiranës, pasi kishte një kontratë 18 vjeçare për stadiumin.

Është e papranueshme të godasësh futbollistët se po festonin, dhe një klasike tërësisht për t’u harruar.

Shkodranët e fituan me meritë, ndërsa Tirana po rreshket në të gjitha anët në drejtim të paditur”, theksoi në analizën e tij gazetari Ervin Baku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat