Drita ndeshet me Prishtinën, Ramadani shpreh optimizmin para kryendeshjes 

Futboll

Drita ndeshet me Prishtinën, Ramadani shpreh optimizmin para kryendeshjes 

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 19:20
Zekirija Ramadani

Ndeshja e javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës do t'i takojë dy rivalët e vjetër, FC Drita dhe FC Prishtina në ndeshjen qe zhvillohet nesër, e enjte nga ora 13:00.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani teksa foli për ndeshjen tha se FC Prishtina është emër i madh në futbollin e Kosovës dhe ndeshje të tilla gjithmonë prodhojnë derbi.

"Nesër kemi një derbi, ndaj një skuadre qe si ne gjithmonë synon kreun e tabelës-titullin kampion. Duhet të mendojmë edhe për ekipin tonë, sepse kemi tre barazime radhazi dhe është momenti i duhur për të reflektuar ekipi, për të qenë më agresiv për tëardh deri te objektivi i ndeshjes tre pikëshi", ka thënë Ramadani.

Sa i përket ndeshjeve të fundit pa gola, trajneri Zekirija Ramadani tha se përgjegjësinë e merr ai dhe stafi teknik, gjersa po e shqyrtojnë çdo detaj.

"Në ndeshjen e parë nuk krijuam,nuk ishim të rrezikshëm, kurse kundër FC Malishevës kishim raste shënimi, por thjesht nuk ishim të saktë. Këtë presion e mbajmë ne si staf teknik dhe e heqim nga futbollistët, ata duhet të bëjnë punën e vet. Nuk kemi egoizëm në ekip dhe shpresoj që nesër të kemi reflektim nga ekipi", theksoi Ramadani.

Sa i përket shënimit të golave Ramadani tha:

"Secila skuadër do të shënojë sa më tepër gola dhe sipas thënjeve të trajnerëve të mëdhenj që 'sulmi i mirë fiton ndeshjen, kurse mbrojtja e mirë fiton titullin', kështu që ne të arrijmë t'i fitojmë ndeshje, pa marrë parasysh sa gola, të rëndësishme janë tri pikët", potencoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat