Kombëtarja e Maqedonisë U17 do të luajë tri ndeshje kualifikuese në grupin B3 për t'u kualifikuar në Ligën A (plasman për Kampionatin Evropian), në turneun që mbahet nga 1 deri më 9 nëntor në Telki të Hungarisë.
Përzgjedhësja e Maqedonisë së Veriut U17, Katerina Milevska, ka shpallur listën e futbollisteve për ndeshjet më 2 nëntor kundër Lituanisë dhe më 5 nëntor ndaj Andorrës.
Ndeshjet kualifikuese i mbyllin me Hungarinë nikoqire më 8 nëntor.
Në listën e përzgjedhëses Katerina Milevska, janë edhe disa futbolliste shqiptare, si mbrojtëset Arba Merko (AS United) e Kanita Emini (Istatov) dhe mesfushorja Blehana Alievska..