Struga Trim Lum ka arritur që ta mposht me rezultat 1:0 Tikveshin në Kavadar dhe me golin e Ilievskit (88’) në fund të takimit.
Kjo është një fitore e madhe për kampionin në fuqi.
Pas ndeshjes, trajneri i Struga Trim Lum, Qatip Osmani, ka folur për mediumin maqedon “SportSport”:
“Ndeshje e vështirë, kur viziton Tikveshin në Kavadar, është gjithmonë e vështirë të marrësh pikë.
Megjithatë, ne ia dolëm dhe prandaj i përgëzoj të gjithë lojtarët tanë.
Kjo është një fitore tepër e rëndësishme për ne, një fitore që do të na rikthejë vetëbesimin në cilësinë tonë dhe një fitore që do të na rikthejë në lojë për kreun e tabelës së Kampionatit të Maqedonisë”.