Interi ka treguar lojë të mirë, duke importuar tre pikë nga Empoli. Interi ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Empolit, në takimin e javës së 10-të në Serie A.
Vendasit nga minuta e 31-të, mbeten pa një lojtar, Goglichidze është përjashtuar me karton të kuq.
Ardian Ismajli është paraqitur nga minuta e parë për Empolin por të pafuqishëm për rivalin.
Frattesi (50' e 67') dhe Lautaro Martinez (79') shënuan për fitoren e thellë.
Interi është në vend të dytë me 21 pikë e ka katër me pak se lideri Napoli dhe Empoli renditet në pozitën e 11-të me 11 pikë.