Rrahmani dhe Krasniqi tundin rrjetën! Shqiptarët bëjnë “ligjin” te Sparta e Pragës

Futboll

Rrahmani dhe Krasniqi tundin rrjetën! Shqiptarët bëjnë “ligjin” te Sparta e Pragës

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 23:27
Rrahmani

Sparta e Pragës ka siguruar kualifikimin për 1/8-at e Kupës së Çekisë teksa ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Brnonë.

Një kontribut të rëndësishëm në këtë kualifikim e kanë dhënë edhe tre futbollistë shqiptar. 

Goli i parë i takimit mban auturësinë e njërit prej tyre. Në minutën e 40-t= Ermal Krasniqi zhbllokoi rezultatin pas një asisti të marrë nga Qazim Laçi.  

Pas golit të tij, ishin Pesek në minutën e 65-të që shënoi pas asistit të Krasniqit dhe Danek që gjeti rrugën për Spartën duke ngritur shifrat në 3-0. 

Ndërkohë shifrat përfundimtare në 4-0 do t’i dërgonte një tjetër lojtar shqiptar. Këtë herë ishte Albion Rrahmani ai që shtoi emrin e tij në listën e golashënuesëve, teksa arriti të shndërronte me sukses në gol një 11 metërsh në minutën e 80 të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat