Arsenali kalon lehtësisht Prestonin

Futboll

Arsenali kalon lehtësisht Prestonin

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 23:34
Pamje nga ndeshja

Ethan Nwaneri mori vëmendjen me një gol të mrekullueshëm teksa Arsenali kaloi në çerekfinalet e Carabao Cup me një fitore 3-0 ndaj Prestonit.

17-vjeçari Nwaneri, i cili shënoi golat e tij të parë në karrierë  në këtë garë pas dy golave të Gunners që fituan 5-1 ndaj Boltonit në raundin e kaluar, ishte sërish në qendër të vëmendjes dhe realizoi një gol të bukur për të dyfishuar epërsinë e Arsenalit pas golit të parë në këtë sezon të Gabriel Jesus.

Kai Havertz hyri nga stoli për të shënuar golin e tretë, teksa Arsenali zgjeroi rekordin e pa dëshiruar të Prestonit, që ata mos të kalojnë në çerekfinale të ndonjë gare, ku nga 185 tentime ata nuk kanë arritur të shkojnë në 1/8 e finales.

Arsenali e dinte prej kohësh se kishin një xhevahir potencial në duar – janë dy vjet që Nwaneri u bë lojtari më i ri në Premier League në moshën 15 vjeçare dhe 181 ditë – dhe mesfushori sulmues bëri një paraqitje që sugjeron se është gati për të dhënë një kontribut më të madh për skuadrën.

Mikel Arteta bëri tetë ndryshime në formacionin e Arsenalit nga ai që barazoi 2-2 me Liverpoolin të dielën, derisa i besoi portën portierit 18 vjeçar Tommy Setford.

Jurrien Timber arriti që të startoi në këtë ndeshje, pavarësisht disa problemeve që kishte me muskujt në fundjavë, ndërsa Oleksandr Zinchenko startoi për herë të parë që nga gushti pas një lëndimi në kofshë.

Nwaneri pati rastin e parë të vërtetë për të shënuar, por goditja e tij e ulët nuk arriti cakun, derisa Preston u paraqitën të rrezikshëm me Liam Lindsay dhe Sam Greenwood, por Arsenali mori kryesimin në minutën e 24-të.

Gabriel Martinelli nga goditja e lirë pasoi në shtyllën e dytë ku Jukub Kiwior ktheu një top për Jesus që shënoi golin e parë sezonal për Arsenalin në këtë vit.

Arsenali pati mundësinë për të dyfishuar epërsinë gjashtë minuta më vonë kur Sterling zgjodhi Mikel Merinon, i cili e pasoi topin për Nwaneri, por futbollisti i akademisë së Arsenalit nuk e goditi topin si duhet.

Megjithatë, pas asaj mundësie të humbur, Nwaneri shënoi një nga golat më të mirë në këtë mbrëmje ku ai me një goditje të fuqishme shënoi një gol të bukur për rezultat 0-2.

Arteta bëri një ndryshim të dyfishtë në pjesën e dytë, kur Havertz dhe Thomas Partey u futën në vend të Merinos dhe Timberit, dhe Havertz shënoi golin e tretë të Arsenalit brenda 11 minutash pas pjesës së dytë, duke arritur me kohë për të goditur krosimin e Kiwiorit për golin e tij të shtatë të sezonit.

Pas 60 minuta lojë, Woodman ia mohoi golin Jesusit derisa Nwaneri kishte një mundësi të mirë por fati nuk kishte për ta shënuar golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 76-të.

Kjo fitore e dërgon Arsenalin në çerekfinale ku ai do ta mësojë së shpejti kundërshtarin e tyre të ri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat