Armando Broja po përgatitet që të rikthehet shumë shpejt në fushën e lojës, teksa do të luajë me ekipin e dytë të Evertonit fillimisht, duke marrë gradualisht minuta. Më pas, sulmuesi do të grumbullohet me skuadrën e parë për të dhënë kontributin e tij në Premier Ligë.
Ndërkohë, për tu afruar edhe më shumë me tifozët, klubi anglez i Evertonit ka planifikuar një takim të Brojës me ta ditën e nesërme në orën 14:00, në dyqanin pranë stadiumit “Goodison Park”.
Mbështetësit e skuadrës së Evertonit do të kenë mundësi të bëjnë fotografi me Armando Brojën dhe të nënshkruajnë fanella, por kjo ngjarje do të jetë e kufizuar për 100 personat e parë.
Po ashtu bashkë me Brojën, do të jetë edhe futbollisti tjetër Orel Mangala.