Esat Mehmeti, legjenda e futbollit të Kosovës, është i pikëlluar me ikjen papritur në amshim të dashamirit të madh të futbollit, Xhevdet Kastrati.
Ish portieri i miërnjohur, Mehmeti, ka disa fjalë.
“Na iku Xhevdet Kastrati.
Posa hapa fejzbukun u befasova! Në fotografi po e shoh Xhevdet Kastratin, i cili paska ndërruar jetë.
U befasova e u pikëllova për mikun, njeriun e dashamirin më të madh të futbollit e në veçanti të klubit të futbollit Trepça.
Dy ditë më parë më telefonoi, më tha se jam ftohur pak, pasi kam pi uji të ftohët nga frigoriferi.
Biseduam si shumë hera tjera po kësaj radhe nuk mu duk si herave tjera, ngase zëri mu duk shumë I dobët e i lodhur.
Sikur ta dija se nuk është mirë e pyeta a ka kush të ndihmon? po tha vëllau. Kjo ishte biseda e fundit me mikut tim e shumë futbollistëve të Kosovës.
Zoti e shpërbleft me parajsë.
Lamtumirë Xhevdet miku, do të na mungosh përherë.
Ngush[llime familjes, miqve e shokëve të Xhevdet Kastratit”, ka shkruar Mehmeti.
Varrimi i të ndjerit so të bëhet sot në orën 16.00 në Polluzhë të Drenicës.