Ruud van Nistelrooy do të qëndrojë deri më 11 nëntor si trajner i përkohshëm i Manchester United, pastaj nis epoka e re e Ruben Amorim.
Trajneri portugez do të debutojë në stolin e “Djajve të Kuq” më 24 nëntor kundër Ipswich Town, teksa njoftimi zyrtar i këtij bashkëpunimi, i caktimit të pasuesit të Ten Hag, pritet së shpejti.
Bëhet fjalë për një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027, me Sporting që merr vlerën e plotë të klauzolës së lirimit të trajnerit në fjalë, me vlerë 10 milionë euro për Amorim.
Përveç kësaj, Sporting do të përfitojë 1 milionë euro shtesë për stafin teknik.