Ai i kthye nga dëmtimi dhe u inkuadrua në lojë në ndeshjen kundër Shkupit, por kjo nuk i pengoi Xhemil Jahijit që të shënojë gol për skuadrën e tij, Voska Sport nga Ohri.
Mesfushori shkupajn i ka thënë “lamtumirë” lëndimit në mënyrën më të mirë, pasi që në ndeshjen e dytë të tij, pas rikthimit shënoi gol i cili ishte i epërsisë prej 2-1 kundër Shkupit.
Ai mungoi pesë muaj të plota, për shkak të operimit pas dëmtimit.
Në minutën e 79-të, kapiteni Jahiji shënoi nga afërsia me këmbën e majtë për ta sjellur Voskën në epërsi të re dhe për të sjell gëzim të madh.
“Jam shumë i emocionuar dhe më vjen mirë që ndihmova ekipin tim të arrijë fitore.
Në lojë kemi hyrë për të lënë zemrën në fushë. Allahu na shpërbleu me tre pikë që ishin shumë të nevojshme për ekipin tonë”, deklaroi Xhemil Jahiji për Open-TV, që kthehet në teren pas plotë 5 muajve.
Voska pas kësaj fitore të madhe prej 3-1 renditet e dhjeta në tabelë me dhjetë pikë.