Partizani ia doli të merrte një fitore të rëndësishme në Korçë ndaj Skënderbeut.
Një sfidë që u mbyll me triumfin 2-0 të “Demave”.
Tashmë te kryeqytetasit nuk kanë shumë kohë për të festuar dhe duhet të kthejnë hënë në “Arenën e Demave”, ora 17:00. Para kësaj sfide ka mjaft lajme të mira për Aleksandar Veselinovic.
Timonierit të Partizanit i rikthehen 3 titullarë. Kështu Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj dhe Altin Bytyçi kanë shlyer pezullimin dhe ndaj durrsakëve do të japin kontributin e tyre në fushën e lojës.
Ndërkohë mungesat nuk do të mungojnë për serbin. Sërish për shkak kartonësh do të mungojë Adnard Mehmeti.
Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Skënderbeun dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar për duelin me Teutën.