Ferizaj dhe Malisheeva përballen në stadiumin e qytetit në Ferizaj në kuadër të xhiros së 11-të.
Ferizaj është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme, ku në tre ndeshjet e fundit kanë marrë po aq fitore.
Të besuarit e Arsim Abazit synojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe ditën e sotme, derisa trajneri ka vendosur për treshen sulmuese Jusufi, Sadriu e Abdul.
Në anën tjetër Malisheva pas dy ndeshjeve pa fitore, synon që të rikthehet te triumfi.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Imamovic, Topalaj, Avdulli, Ramusa, Shabani, Jusufi, Musolin, Sadriu, Abdul.
Malisheva: Vellii, Pira, Prekazi, Kryeziu, Veliu, Brruti, Limaj, Vitija, Hazrollaj, Berisha, Xhylani.