Kosova e Dusseldorfit – Ballkani i Therandës, premtojnë spektakël  

Futboll

Kosova e Dusseldorfit – Ballkani i Therandës, premtojnë spektakël  

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2024 Në ora: 14:23
Kosova e Ballkani

Kryesia e FC Kosova Dusseldorfit po i bën të gjitha përgatitjet e duhura për Superkupën Kosovë & Mërgatë.

Lideri i Landesliga, Kosova, është gati për sfidën me kampionin e Kosovës, Ballkanin.

Finalja e Superkupës në futboll, do të luhet më 17 nëntor në orën 14.30.

Kryetari i klubit, Bujar Neziri, me stafin e tij synojnë të krijojnë një spektakël për mbamendje.

“Superkupa Kosovë & Mërgatë, FC Kosova Dusseldorf -  FC.Ballkani Therandë.

Krysia e FC Kosovës njofton, dhe fton mërgatën mbarëshqipëtare dhe gjithë sportëdashësit që të shijojmë këtë kompeticion futbolli të Superkupës.

Kjo Superkupë Kosovë & Mërgatë do të zhvillohet në Dusseldorf.

Superkupa pritet të ketë një jehonë të veçantë për të gjithë sportdashësit, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatën mbarëshqiptare.

FC Kosova, një ekip e organizuar në Landesligë, është një qendër sportive që tërheq një pjesë të madhe të bashkatdhetarëve në çdo ndeshje që zhvillon, e sidomos tani që është nikoqire e Superkupës mes FC Kosovës - FC Ballkanit. 

Ky event sportiv gjen bazamentin e tij në vitin 1997, kur FC Kosova organizoi dhe ftoi ekipin e “2 Korrikut” për Superkupën e parë në mërgatë në vitin 1997.

Që nga ajo kohë, kanë kaluar 27 vite dhe kjo kupë zhvillohet çdo vit. FC Kosova ka arritur të luajë pesë herë në këtë garë, përkatësisht në vitet 1997, 1998, 1999, 2021 dhe 2024.

Një sukses i rëndësishëm historik për këtë qendër sportive ishte në dhjetor të vitit 1997, kur FC Kosova Düsseldorf ftoi për një ndeshje miqësore, Përfaqësuesen e Kosovës, me Bylbyl Sokolin në krye. Ky event u bë edhe më madhështor me pjesëmarrjen e

Fadil Vokrrit dhe ekipit të tij nga Franca, duke i shtuar imazh historik kësaj ndeshjeje.

Duhet theksuar se kjo maratonë sportive, që kishte prestigj mbarëkombëtar, i shtoi vlerë sportit në mërgatë kur këtu gjenë bazamentin historik që i takon FC.Kosovës për formësimin e Superkupës së parë .

Mërgata ishte ajo që i dha jehonë e shpirtë këtyre dy eventeve sportive kur gjithë së bashku sponzor donatorë dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm,që kjo kupë të jetë tradicionale,ku formësimin e mbanë FC.Kosova Dusseldorf.

Falë organizimit e kolektivitetit, klubi ynë gjithnjë e më shumë po tregohet agil dhe i suksesëshm në Landesligë,ku si rezultat i lojës së mrekullueshme kryesojmë edhe tabelën.

Një ngjarje tjetër e FC.Kosovës që e motivon,janë sponëzorët donatorët anëtarësia e gjërë publiku që i jep shpirtë e zemër këtij suksesi,kur në këtë vit festojmë edhe jubileun e 35 të themelimit.

Andaj, kryesia e FC Kosovës fton të gjithë spektrin sportdashës, sponsorët, veteranët, anëtarësinë e gjerë dhe gjithë mërgatën, të jenë pjesë e kësaj Superkupe mes  “FC Kosova“ & ”KF Ballkani”. Adresa Bayreuther Strasse 31, 40597 Düsseldorf, më datën 17 nëntor 2024, e diele ora 14:30”, ka njoftuar FC Kosova me kryetar Bujar Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat