Portieri i Barcelonës, Inaki Pena raportet se tashmë ka mundur të ishte pjesë e Manchester Unitedit.
25-vjeçari iu bashkua akademisë La Masia të Barçës nga Villarreal në vitin 2012.
Ish-drejtorët e akademisë së Barçës, Aureli Altamira dhe Jordi Roura kanë thënë se Pena ishte afër transferimit te Manchester United.
“Ai kishte rënë dakord të shkonte në Manchester United.
Ai kishte udhëtuar atje dhe gjithçka thuaj se ishte e kryer. Por ne biseduam me të, i prezantuam planin tonë të ardhshëm”, thanë ata për ‘Mundo Deportivo’.
“Për habinë tonë, ne e bindëm atë dhe ai vendosi të qëndronte. Ai është një djalë spektakolar, një profesionist i madh. Jemi të lumtur që ai është pjesë e Barcelonës”, pohuan ish-dyshja e akademisë së katalonasve.
Pena ka treguar performancë të lartë që kur ai zëvendësoi të lënduarin Marc-Andre ter Stegen.