Drita e Gjilanit i afrohet për një pikë liderit të Kampionatit të Kosovës, Ballkamit.
Drita para shikuesve të vet i ka shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Prishtinës.
Është humbja e dytë rresht për Prishtinën dhe fitorja e Dritës vjen pas tre barazimeve radhazi.
Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se tre pikët do të mbesin në vatër të Dritës.
Golat i realizuan futbollistët Besnik Krasniqi (22’ – nga penalltia) dhe Albert Dabiqaj (24’ e 88’).
Pas javës së 11-të, Ballkani kryeson me 19 pikë, pasojnë Malisheva 19, Drita 18 (2 ndeshje më pak), Suhareka 17 (1 një ndeshje më pak), Prishtina 16 (një ndeshje më pak), Llapi 15, Ferizaj 14, Gjilani 13, Dukagjini 11 dhe Feronikeli ’74 3 pikë.