Ferizaj 30 minuta pa një lojtar, barazon në minutën e 90+12 ndaj Malishevës

Futboll

Ferizaj 30 minuta pa një lojtar, barazon në minutën e 90+12 ndaj Malishevës

Nga: K. Goca Më: 31 tetor 2024 Në ora: 15:04
Momenti kur bëhet penallti për Ferizajn

Ferizaj ndahet baras (1:1) me Malishevën në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshje e mirë dhe e luftuar deri në fund por pa fitues.

Në minutën e 90-të Drilon Hazrollaj ka kaluar në epërsi Malishevën. Në minutën e 90+5, Betim Haxhimusa u pengua nga Veliu në 16-sh dhe penallti. Pas shikimit të VAR-it gjyqtari Jashari akordoi penallti. 

Albion Kurtaj i pagabueshëm dhe barazoi në minutën e 90+12.   

Në minutën e 60-të, futbollisti Edon Sadriu i Ferizajt është përjashtuar me karton të kuq pas një ndërhyrje nga pas me bërryl.

Ferizajt ndalet në barazim pas tre fitoreve rresht, ndërsa Malisheva pas humbjes nga Prishtina e barazimit me Dritën, sot nuk arriti më shumë se një pikë në Ferizaj.

Kryetrajneri i Ferizajt, Arsim Abazi dhe ai i Malishevës, Bekim isufi, u munduan me djelmoshat e tyre për fitore por nuk ia dolën.

Pas javës së 11-të, Ballkani kryeson me 19 pikë, pasojnë Malisheva 19, Drita 18 (2 ndeshje më pak), Suhareka 17 (1 një ndeshje më pak), Prishtina 16 (një ndeshje më pak), Llapi 15, Ferizaj 14, Gjilani 13, Dukagjini 11 dhe Feronikeli ’74 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat