Ish-kapiteni i Realit të Madridit, Karim Benzema, foli për programin “El Chiringuito”, ku ndër të tjera ka komentuar çmimin “Topi i Artë”, që edhe këtë vit nuk i ka shpëtuar polemikave.
Sulmuesi francez 36-vjeçar, i cili përkoi me Viniciusin në Madrid nga viti 2018 deri në vitin 2023, tha për “Topin e Artë”: “Pashë atë që bëri Vinicius…
Nuk dua të flas për ‘France Football’ apo Francën. Siç thashë shumë kohë më parë, dhe jo vetëm këtë vit, dhe kur isha në Madrid, ai është një lojtar që ka bërë gjithmonë shumë përpjekje dhe nuk ka të bëjë vetëm me shënimin e golave”.
Benzema argumentoi sipas kritereve të trofeut, Vinicius duhet të kishte fituar “Topin e Artë”.
“Vitin e kaluar, kur Reali i Madridit ishte kampion i Evropës, Vinicius ishte vendimtar në çdo ndeshje. Kështu që…
Pastaj mendoj se nuk kam parë askënd të bëjë më mirë se ai. Nuk kam asgjë kundër Rodrit, ai është një lojtar i shkëlqyer. Është pak e trishtuar dhe nuk ndihem mirë për Vinicius, i cili e meriton ‘Topin e Artë’”, deklaroi francezi.
Karim Benzema pranoi gjithashtu se ai kontaktoi Vinicius pasi mësoi rezultatin e çmimit të “Topit të Artë”. “Shpresoj që ai të jetë i fortë në kokë. Kam folur me Vinicius dhe ai është i fortë për të punuar dhe një ditë do ta fitojë ‘Topin e Artë’. I shkrova një mesazh dhe ai ishte i trishtuar. Është normale”.