Flamurtari dhe Lushnja kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë.
Ndeshja e zhvilluar në Vlorë përfundoi me fitoren e vuajtur të vendasve me rezultatin 2-1.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Lorenc Trashi me një predhë nga distanca. Teksa për të rikthyer baraspeshën te Lushnja mendoi Camko.
Megjithatë, në sekondat e fundit të sfidës, Atanda shënoi një gol tejet të rëndësishëm duke i dhënë të tijëve 3 pikë të arta.
Me këtë fitore, Flamurtari rikthehet në krye të tabelës së renditjes. Vlonjatët shkojnë në kuotën e 27 pikëve. Në krahun tjetër, Lushnja mbetet në vendin e 7-të me 12 pikë.
Vlen të përmendet se Lushnja luajti me 10 lojtarë gjatë 4 minutave të fundit. Futbollisti Marjus Korreshi u ndëshkua me karton të kuq.