Klopp nuk u kërkon falje gjermanëve

Futboll

Klopp nuk u kërkon falje gjermanëve

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 16:14
Jurgen Klopp

Me kalimin e tij te grup i klubeve të kompanisë Red Bull, Jurgen Klopp ka marrë kritika të shumta në Gjermani.

Sipas gjermanëve, tekniku ka pranuar një projekt “artificial” duke shkelur parimet e tij të kahershme për futbollin e vërtetë.

“Nuk doja të ofendoja askënd. I dua skuadrat ku kam punuar.

Nuk e di saktësisht se çfarë mund të kisha bërë për t’i lumturuar të gjithë, por e tillë është jeta”, ka thënë Klopp, i cili më parë ka punuar te klube tradicionale si Borussia Dortmund dhe Mainz.

“Unë jam 57 vjeç dhe mund të punoj edhe disa vite të tjera. Nuk mund të rrija pa bërë asgjë.

Befas erdhi oferta nga Red Bull dhe sinqerisht që më ka bërë të ndihem mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat