GDS publikon listën: 5 lojtarët më të dobët të Milanit në këtë sezon

Futboll

GDS publikon listën: 5 lojtarët më të dobët të Milanit në këtë sezon

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 16:16
MIlani

La Gazzetta dello Sport mendon se Theo Hernandez është një nga lojtarët më zhgënjyes të Milanit deri në këtë pikë të sezonit.

Kuqezinjtë e kanë nisur me shumë probleme dhe mangësi kampionatin dhe duket se nuk ka dritë në fund të tunelit, sidomos kur vëren se lojtarët e rëndësishëm nuk po shprehin veten.

Rafael Leao ka qenë në qendër të kritikave, por nuk figuron në një listë që gazeta italiane ka përgatitur me 5 dështimet e sezonit te Milani.

Lista nis me 4 mbrojtësit e skuadrës, Malick Thiaw, Fikayo Tomori, Theo Hernandez dhe Emerson Royal, të cilët janë vlerësuar poshtë notës 6.

I fundit, por po aq problematik deri tani, është Ruben Loftus-Cheek, i cili ka një vlerësim mesatar me notë 5,7 dhe konsiderohet se ka luajtur dobët.

LISTA KUQEZI ME PERFORMANCE TE DOBET:

Malick Thiaw – nota 5.38
Emerson Royal – nota 5.44
Fikayo Tomori – nota 5.66
Theo Hernandez – nota 5.7
Ruben Loftus-Cheek – nota 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat