Trajneri i Lushnjës, Erion Xhafa, ka folur pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Lushnjës, që këto të fundit humbën 2:1.
Një takim i luajtur në Vlorë dhe që u vendos në sekondat e fundit me golin e Atandës. Xhafa deklaroi pas ndeshjes:
“Bëmë një fitore të merituar në shtëpi me Kukësin, përgatitëm këto 2-3 ditë ndeshjen me Flamurtarin. Djemtë shpalosën çdo gjë, kishte intensitet dhe lojë, raste për gol. Në minutat e fundit mendoj se pësuam një gol të pamerituar. Ky është futbolli dhe duhet t’i pranojmë”, u shpreh Xhafa fillimisht.
Agostineli- “Më bëri kompimente për lojën”.
“Luanim ndaj një skuadre të ndërtuar shumë mirë, të ndërtuar për Superioren, minutat e para janë gjithmonë vëzhgim, pak ndrojtje, pastaj dolëm në lojën tonë.
U munduam deri në fund për ta fituar ndeshjen, jo vetëm për një pikë. Në futboll ndodh, pësuam gol që ishte i pamerituar. Më vjen keq për djemtë që kanë dhënë gjithçka dhe meritonin më shumë se kjo humbje.
Objektivi i Lushnjës është të fitojë çdo ndeshje të radhës, duke filluar nga Valbona. Objektiv do jetë të fitojmë çdo ndeshje të këtij kampionati.
Nuk janë fjalë për të inkurajuar djemtë, por janë fjalë dhe besim që unë e marr nga djemtë në çdo seancë stërvitore, mendoj kanë kualitetin dhe çdo gjë për të fituar. Pastaj llogaritë ndoshta duhet t’i bëjmë në fund“, e mbylli Erion Xhafa.