Ndeshja e javës së 12-të të La Ligas ndërmjet Valencias dhe Real Madridit, e planifikuar që të luhej të shtunën, është shtyrë për shkak të përmbytjeve të mëdha në jug të Spanjës.
Të gjitha ndeshjet në rajonin e Valencias gjithashtu do të shtyhen, përfshirë duelin midis Villarrealit dhe Rayo Vallecanos, sipas asaj që bëhet e ditur nga La Liga.
La Liga u ka dhënë afat klubeve deri më 5 nëntor për të zgjedhur datat e reja të ndeshjeve.
Përmbytjet, shkaktuan vdekjen e më shumë se 90 qytetarëve.
Stuhitë e shiut shkaktuan përmbytje në një zonë të gjerë të Spanjës jugore dhe lindore, nga Malaga në Valencia.