Flamurtari dhe Lushnja kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë.
Ndeshja e zhvilluar në Vlorë përfundoi me fitoren e vuajtur të vendasve me rezultatin 2:1.
Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Andrea Agostinelli.
“Pas 9 ndeshjesh që kemi dominuar, kemi hasur vështirësi. Në një ditë na u vranë dy lojtarë, Pjeshka dhe Batha. Patëm vështirësi për meritë të ekipit kundërshtar. Absolutisht nuk e meritonte të humbiste Lushnja, por janë ato detaje që vendosin.
9 fitore radhazi (edhe në Kupë) dhe një ndeshje e tillë sot, ishte meritë e kundërshtarit. Na vendosën shumë në vështirësi sot. Pse me jelek gjatë ndeshjes? Ngjyrat e ekipit kundërshtar ishin pothuajse të njëjta dhe më duhej ta vishja atë me ngjyrën blu sot”, tha Agostinelli.