Teuta dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë në javën e 11-të të Superiores.
Ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll me rezultatin 0;0.
Rastet nuk munguan teksa spikatën ato në pjesën e parë.
Në të dytën ndërkohë ishte Ze Gomesh që nuk ia doli të shënojë golin e fitores, kur luhej minuta e 92-të.
Në 16 pikë është Elbasani tashmë dhe Teuta në kuotën e 15 pikëve.