Çuditë Guardiola

Futboll

Çuditë Guardiola

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 19:23
Guardiola e Manchester City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se i ka vetëm “13 futbollistë” në skuadër, pas lëndimeve të shumta që kanë marrë futbollistët e tjerë.

Guardiola u shpreh në këtë mënyrë pas disfatës 2:1 nga Tottenhami në Kupën e Ligës.

“Jemi në telashe”, ka thënë Guardiola. Savinho e Ruben Diasi u lënduan të mërkurën mbrëma, ndërsa Manuel Akanji nuk ishte i gatshëm plotësisht për lojë dhe mbeti në bankën rezervë.

“Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë shumë të vështirë.

Me të tilla probleme u përballëm edhe në ndeshjen e javës së kaluar. Shumica prej lojtarëve e përfunduan duelin me lëndime.

Do të shohim se si do të shkojë faza e rikuperimit të tyre.

Kemi probleme sepse në nëntë vjet, asnjëherë nuk jemi ballafaquar me situatë të tillë. Shumë lëndime për shumë arsye”, ka deklaruar Guardiola.

Guardiola ndaj Tottenhamit ishte pa gjashtë lojtarë titullarë, ndërsa sulmuesi Erling Haaland u pushua për këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat