Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, kishte të drejtë kur deklaronte se “La Masia” (Akademia e Barcelonës) është motori, zemra e klubit blaugrana.
Shkolla më e mirë e futbollit në botë e vendos edhe një herë Barçën si një klub referencë kur bëhet fjalë për prodhimin e yjeve universalë.
Nëse talenti individual matet me trofe me traditën e “Topit të Artë”, askush nuk ka krijuar më shumë se Barcelona. Me të dytin trofe të fituar nga Aitana Bonmatí (“Topi i Artë” për femra), tani ka 12 çmime “Topi të Artë” mes futbollit për meshkuj dhe femra.
Duhet të shtohen edhe ato të fituara nga futbollistë të tjerë të pa stërvitur në ekipin e të rinjve që fituan çmimin duke luajtur gjithë ose gjysmën e vitit me fanellën e Barcelonës. Duke zbritur, pra, atë që Leo Mesi arriti në 2023 me një pjesë të madhe të sezonit në Paris dhe pjesën tjetër në Majami, janë gjithsej 19 “katalanas”, duke shtuar Luis Suarez (1960), dy nga Johan Krojf (1973, 1974), Hristo Stoiçkov (1994), Ronaldo da Lima (1997), Rivaldo (1999), Luis Figo (2000) dhe Ronaldinjo (2005).
Madridi pason Barçën me 12, ndërsa Juventusi dhe Milani ndajnë vendin e tretë me nga tetë.
Dhe nëse duhet të flasim për historinë, asnjë nuk i afrohet Leo Mesit, rekordmeni absolut me tetë trofe në kabinetin e çmimeve që krijoi “France Football”, në vitin 1956.
Si lojtar i Barçës, Mesi fitoi gjashtë nga tetë “Topat e Artë”, por ajo që është e padiskutueshme është se të tetë janë arritje e një gjeniu të edukuar në “La Masia”.