Feronikeli ‘74 zyrtarisht është larguar nga edicioni 2024/25 në Superligën e Kosovës.
Ky vendim i klubit ng Rexhep Rexhepi e ka tronditur të gjithë opinionin futbolldashës, duke mos e pritur një lëvizje të tillë
Rregullorja e garave të FFK-së, e ka përcaktuar se çfarë do të ndodh në rast se një klub largohet nga Superliga e Kosovës, duke e bërë mjaftë të qartë situatën aktuale.
Malisheva me pikët e larguara tashmë pozicionohet në vendin e parë.
Skuadrës së Bekim Isufit i është larguar vetëm një pikë, krahas Ballkanit me tre pikë duke rikuperuar dy pikë në luftën për vendin e parë.
Tabela e re:
Malisheva 18 pikë (-1 pikë)
Drita 17 pikë (-1 pikë)
Ballkani 16 pikë (-3 pikë)
Suhareka 14 pikë (-3 pikë)
Prishtina 13 pikë (-3 pikë)
Llapi 11 pikë (-4 pikë)
Gjilani 10 pikë (-3 pikë)
Dukagjini 8 pikë (-3 pikë)
Ferizaj 8 pikë (-6 pikë)