RTSH Sport dhe specialistët e emisionit “Supergol” kanë përzgjedhur formacionin e javës së 11-të të Abissnet Superiores.
Dominojnë lojtarët e Partizanit dhe të Vllaznisë në skemën 4-3-3, ndërsa trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Aleksandar Veselinoviç.
Në portë është Abalora i Elbasanit, që me pritjet e tij spikati në sfidën ndaj Teutës. Prodani, Opeh, Preka dhe Kruja përbëjnë 4-en e mbrojtjes.
Më mesfushë janë përzgjedhur Kahrimanovic, Kote dhe Malomo, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Bitsuka, Bala dhe Mala.