Atletico Madridi e ka kaluar skuadrën e kategorisë së gjashtë të futbollit spanjoll, UE Vic, në Kupën e Mbretit.
Atletico të enjten mbrëma fitoi me rezultatin 2:0 në udhëtim, dhe ka avancuar tutje.
Julian Alvarez i shënoi të dy golat e fitores.
Të parin e realizoi nga penalltia në minutën e 81-të, ndërsa të dytin në minutën e 89-të.
Tutje ka shkuar edhe Espanyoli, që e mposhti 4:0 në udhëtim San Tirson, ekipin e njërës prej ligave më të ulëta të futbollit në Spanjë.
Alejo Veliz me “hat-trick” dhe Irvin Cardona me një gol tjetër, e vendosën rezultatin përfundimtar të ndeshjes.