Kategoria e Parë mbylli ditën e djeshme javën e 10-të të kampionatit. Sfida e fundit e kësaj jave ishte ajo mes Flamurtarit dhe Lushnjës, e cila përfundoi 2-1 në favor të vlonjatëve.
Këta të fundit rimarrin kreun e renditjes dhe udhëheqin të vetëm me 27 pikë. Në krahun tjetër, Lushnja mbetet me 12 pikë në vendin e 7-të.
Në ndeshjet e tjera, Vora fitoi 2-0 kundër Burrelit. Voranët shkojnë në vendin e 2-të me 25 pikë, ndërsa matjanët mbetet të katërtit me 15 pikë të grumbulluara pas 10 javësh.
Edhe Besa e Kavajës mori një fitore të rëndësishme 5-0 kundër Kukësit, e cila i vlen në garën për titull.
Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa shkoi në kuotën e 24 pikëve dhe mban vendin e 3-të. Ndërsa Kukësi me 9 pikë mbetet i 10-ti.
Apoloni fitoi 5-0 kundër Erzenit. Fierakët me 12 pikë janë në vendin e 6-të, ndërsa shijakasit në fundin e tabelës me vetëm 2 pikë. Korabi triufmoi 3-1 kundër Pogradecit, me dibranët që shkojnë në vendin e 9-të të renditjes me 11 pikë. Ndërsa Pogradeci me 1 pikë më shumë është i 8-ti.
Në ndeshjet tjetër, Valbona barazoi pa gola 0-0 në shtëpi përballë Kastriotit. Skuadra e Valbonës shkon në kuotën e 6 pikëve në vendin e 11-të, pra parafundit, ndërsa Kastrioti me 14 pikë mban vendin e 5-të.