Ngjarja në Lushnjë nuk është aq e thjeshtë për bardheblutë.
Kështu, hedhja e lëndës plasëse, por edhe ndalimi i lojës për 13 minuta do të jenë subjekt i Komisionit të Disiplinës.
Në të tilla raste, komisioni ka qenë i ashpër.
Të paktën 2 ndeshje pezullim ose katër për shkelësit.
Nëse Tirana ndëshkohet me dy ndeshje pezullim, derbi Tirana-Partizani rrezikon të luhet pa tifozë.
Nëse Tirana ndëshkohet 4 ndeshje pa tifozë, derbi numër 2 i kryeqytetit do të luhet me një stadium bosh.