Shqiptari u tregon hungarezëve si ndihet në Granada

Futboll

Shqiptari u tregon hungarezëve si ndihet në Granada

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 11:34
Myrto Uzuni

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, ka folur së fundmi për “Fradi.hu”, ku u ka treguar hungarezëve më tepër rreth jetës së tij në Spanjë.

Sulmuesi shqiptar ka renditur sukseset e tij në radhët e Granadës.

Lojtari nga Berati ka theksuar se vetëm 4 gola e ndajnë nga El Arabi, i cili është futbollisti më i suksesshëm në historinë e Granadës.

Ai gjithashtu e ka lënë të hapur një rikthim në radhët e Ferencvaroshit.

“Ndihem shumë mirë këtu në Granada. Qyteti , tifozët dhe ekipi janë të shkëlqyer.

Fatmirësisht loja po më shkon mirë.

Kam shënuar 40 gola deri më tani, kështu që jam 4 gola larg të qenurit lojtari më i suksesshëm i klubit.

Jam pranë të përmendurit mes legjendave të klubit. Nuk është ekzagjerim të thuash se tifozët më mbajnë në pëllëmbë të dorës”, ka deklaruar ndër të tjera Myrto Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat