Trajneri i Evertonit jep lajmin e mirë për Brojën

Futboll

Trajneri i Evertonit jep lajmin e mirë për Brojën

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 11:36
Armando Broja

Armando Broja është pranë rikthimit të tij në fushën e blertë.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i Evertonit.

Ai ka thënë në konferencën për shtyp se sulmuesi shqiptar mund të kthehet që në javën e ardhshme.

“Ai po punon fort. Të dhënat janë të mirë, por është ende me ekipin e shkencave sportive.

Kalimi do të ndodhë, ndoshta edhe javën e ardhshme, ku do të fillojë me gjërat e lehta: nxehjet, lojrat për zotërimin e topit, dhe kjo ndërton rrugëtimin e të luajturit sërish”, ka deklaruar Sean Dyche.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat