Ivan Balliut mund të largohet nga Rayo Vallecano.
Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në La Liga-n spanjolle.
Valenica është në kërkim të një mbrojtësi të majtë pas dëmtimit të Thierry.
Klubi i Valencias shohin te Balliu të duhurin për atë pozicion, teksa problem mund të bëhet vetëm Vallecano.
Sipas mediave spanjolle, këta të fundit po mendojnë që t’i ofrojnë rinovimin Balliut, kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit 2025, ku mund të mbetet dhe pa ekip, pra si lojtar i lirë.
32-vjeçari vlerësohet shumë si nga Vallecano dhe Valencia, teksa “fjala” e tij do të jetë vendimtare.
Pritet të shihet nëse Balliu do të largohet nga Vallecano, apo do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit ku luan që nga viti 2021.