Manchester Unitedi ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me trajnerin e Sporting Lisbonës, Ruben Amorim.
Para disa ditësh, klubi nga Old Trafford vendosi të shkarkojë nga detyra holandezin Erik ten Hag, pas rezultateve jo të mira.
Megjithatë, drejtuesit e Djajve të Kuq nuk kanë humbur kohë dhe tashmë kanë emëruar portugezin Amorim si pasues të Ten Hag.
Është vet faqja zyrtare e klubit anglez e cila ka njoftuar marrëveshjen me trajnerin deri në verën e vitit 2027, me opsion zgjatje edhe për një vit.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë emërimin e Ruben Amorimit si trajner kryesor i ekipit të parë të meshkujve”.
“Ai do të bashkohet deri në qershor 2027 me një opsion klubi për një vit shtesë, pasi të ketë përmbushur detyrimet e tij ndaj klubit aktual”.
“Ai do t’i bashkohet Manchester United të hënën më 11 nëntor”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
Ruud van Nistelrooy do të vazhdojë të drejtojë ekipit derisa të bashkohet Ruben Amorim.