Incidentet e ndodhura në Klasiken kundër Vllaznisë të zhvilluar në Lushnjë, nuk do të kalojnë pa u vënë re dhe nga FSHF.
Duke marrë parasysh hedhjen e mjeteve piroteknike në fushë, Komisioni i Disiplinës pritet të jetë strikt dhe i ashpër me Tiranën.
Në rast se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës mund ta dënojnë Tiranën nga dy deri në katër ndeshje pa tifozë. E nëse bardheblutë do të ndëshkoheshin me këtë masë, atëherë ata do të rrezikonin mungesën e mbështetësve në derbi.
E nëse Tirana do të ndëshkohet me plot 4 ndeshje pa tifozë, atëherë derbi ndaj Partizanit do të ishte krejtësisht ndryshe.
Supersfida e kryeqytetit do të luhej në një stadium bosh, duke bërë Tiranën që ta presë vendimin me interes të madh.