Dabiqaj ‘Ylli i javës’ 

Futboll

Dabiqaj ‘Ylli i javës’ 

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 15:50
Albert Dabiqaj

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 11-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Albert Dabiqaj. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëmbëdhjetë t’i takojë Albert Dabiqajt, i cili ishte lojtari kyç i skuadrës së tij, FC Drita, me dy gola dhe performancë perfekte në fitoren kundër ekipit kryeqytetas, FC Prishtina (3:0).
Pasi mori këtë çmim, Dabiqaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës:

“Ndeshja kundër Prishtinës është gjithmonë derbi.

Ne po vininim nga 3 barazime, por dje me shumë angazhim, sakrificë dhe mund arritëm ta mposhtim Prishtinën, me anën e punës që kemi bërë në stërvitje.

Synimi ynë dihet, të shpallemi kampion dhe nuk kemi asnjë tjetër në mendje. Atmosfera në ekip është e mrekullueshme. Kemi një shtab teknik dhe lojtarë të mrekullueshëm, teksa për kryesimin dihet se sa janë të sinqertë me lojtarët.

Të shpallesh më i miri i javës është privilegj dhe kënaqësi.

Falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve dhe komisionin për vlerësimin. Ky çmim më jep më shumë motiv për ndeshjet e ardhshme”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat